“Një nga lojtarët më të rrezikshëm” – Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos ka lavdëruar të riun e Barcelonës, Lamine Yamal. Ai beson se reprezentuesi spanjoll është një nga lojtarët më të rrezikshëm në botë për momentin.

Duke folur për mediat përpara çerekfinales së Gjermanisë kundër Spanjës në Euro 2024, mesfushori vuri në dukje se spanjolli kishte shumë besim për një lojtar në fillimin e karrierës së tij.

“Lamine ka qenë në Barcelonë për një vit dhe besimi me të cilin ai luan është i jashtëzakonshëm. Ai është një nga lojtarët më të rrezikshëm”, deklaroi Kroos.

Kroos vazhdoi të lavdërojë objektivin e Barcelonës, Nico Williams, një tjetër nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës.

“Spanja ka anësorë shumë të mirë, Nico është gjithashtu i mirë dhe ne duhet ta markojmë atë së bashku dhe të mos luajmë kaq lirshëm”, vazhdoi gjermani.

Gjermania do të përballet me Spanjën në çerekfinalen e Euro 2024 të premten, më 5 korrik. Të dy skuadrat do të përballen në MHPArena në Shtutgart për një vend në gjysmëfinale. /Telegrafi/


Shtuar 3.07.2024 20:44