Në kategorinë e tretë argjentinase ka ndodhur një situatë aspak e zakonshme dhe shumë e frikshme.
Ndeshja u braktis pasi në tribunë filluan të shtëna armësh midis tifozëve. Madje dhe një nga tranjerët u plagos në shpatull gjatë këtij konflikti të krijuar nga tifozët.
Huracan Las Heras po ndeshej me Ferro de General Pico e luajtur në provincën Mendoza dhe rezultati ishte 3-1 në pjesën e dytë kur filloi dhuna në tribunë. Pamjet tmerruese u transmetuan live tek “Canal 3 Pampa rastësisht. Duken mjaftë mirë lojtarët dhe gjyqtarët që dalin me vrap nga fusha e lojës të tmerruar, madje dhe gazetarët e televizionit habiten dhe nuk kuptojnë në fillim se çfarë po ndodh.
Tekniku i Ferros u plagos në shpatull dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë./h.ll/albeu.com
Argentina Third Division match between Huracan vs Ferro abandoned after gunshots from the stands.
Ferro manager was shot in the shoulder, but was not badly injured. pic.twitter.com/InCjmRG732— Gilles ???? (@GrimandiTweetss) November 1, 2021