Momente tejet emocionuese, u regjistruan në minutën e 7-të të supersfidës Liverpul-Mançester Junajtid.
Të gjithë tifozët e pranishëm në “Anfield”, harruan rivalitetin, mes tyre, duke u bërë bashkë, në mbështetje të Kristiano Ronaldos që po kalon një moment shumë të vështirë në jetën e tij, pasi një ditë më parë ka humbur djalin e porsalindur.
Mesazhet e shumta të solidaritetit që i kanë mbërritur yllit portugez gjatë këtyre orëve, iu bashkua edhe kjo nismë shumë e veçantë. Të dy tifozeritë ajo e Liverpulit dhe e Junajtid ranë dakord që në minutën e 7 të takimit në “Anfield”, të bashkohen për një duartrokitje që i kushtohet lojtarit, në shenjë mbështetje për këtë moment shumë të vështirë. Për më tepër shikoni videon emocionuese.