Tifozët e Feyenoord ka qenë të parët që kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa ata të Romës kanë nisur të mbërrijnë mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë që ekipi i Romës dërgoi në Shqipëri autobusin zyrtar të saj, ndërsa ata të Feyenoord preferuan të merrnin një me qera.
Tifozeritë e skuadrave urrehen ndjeshëm me njëra-tjetrën, duke kujtuar këtu siuatën e vitit 2015, kur holandezët shkatërruan Romën, ndërsa ata italianë ia kthyen me të njëjtën monedhë në Holandë.
Albania. 23.05.2022
Feyenoord fans vs. AS Roma team bus in Tirana before the Conference League final between these teams. pic.twitter.com/Hidvf66wcI— HooligansTV (@HooligansTV_eu) May 24, 2022
Frika për incedente dhe trazira është lartë në Shqipëri edhe pse masa të rrepta janë marrë për mbarëvajtjen e saj, ku është tentuar që dy tifozeritë të mos kenë asnjë pikë takimi. Nuk dihet se sa kjo do të arrihet.
Ditën e sotme, tifozët e Feyenoord kanë ndezur gjakrat pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje teksa ata sh*rrojnë autobusin e Romës.
/albeu.com