Nicolo Zaniolo drejt rikthimit në Serie A, italiani shokë skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare

Nicolo Zaniolo është shumë afër rikthimit në Serie A. Italiani ka edhe 3 vite kontratë me Galatasaray, por sezoni i ri mund ta gjejë atë në Itali.

Atalanta është skuadra që kërkon sulmuesin, i cili sigurisht është “pro” kalimit në Serie A.

Të lidhura

None found

Klubi italian kërkon që ta marrë 25 vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit per shifrën e 18 milionë eurove.

Kjo ofertë duket e pamjaftueshme për turqit, të cilët minimalisht kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Klubet vazhdojnë mes tyre bisedimet për të gjetur një marrëveshje dhe me shumë gjasa Zaniolo mund të rinisë gjithçka nga Atalanta e Berat Gjimshitit.


Shtuar 2.07.2024 14:41