Kingley Coman është pranë marrjes së asaj që dëshironte te Bayern Munich. Sipas L’Equipe, francezi do të rinovojë me “bavarezët” edhe për tre vite të tjera pasi kontrata aktuale i skadon në vitin 2023.
Me këtë rinovim, anësori do të jetë në top-3 lojtarët më të paguar të skuadrës, pasi mësohet se pafa e tij do jetë nga 18 deri në 20 milion euro.
Kjo është më shyumë së dyfishi i pagës aktuale dhe tejkalon pagën e një prej lojtarëve të transferuar së fundmi, Leroy Sane. r.t/albeu.com