Nga trajneri te lojtari, goli dhe formacioni, La Liga zbulon të nominuarit për çmimet kryesore të vitit

La Liga ka zbuluar të nominuarit për çmimet e saj vjetore, LALIGA Awards, të cilat do të prezantohen së bashku me KAFD Globe Soccer European Aëards, në një gala që do të mbahet më 28 maj në Cala di Volpe (Sardenjë) falë një marrëveshjeje të përbashkët historike e nënshkruar në fillim të sezonit.

Me këtë marrëveshje, e cila përfaqëson bashkëpunimin e parë të Globe Soccer në tregun evropian, La Liga konfirmoi angazhimin e saj për ta vendosur tifozin në qendër të Epokës së Re.

La Liga do të japë katër çmime në kategoritë e saj vjetore: goli më i mirë, lojtari më i mirë, trajneri më i mirë dhe lojtari më i mirë nën 23 vjeç, përveç çmimit special (ekipi i sezonit, i cili përfshin 15 lojtarë nga klube të ndryshme).

Fituesit zgjidhen përmes një sistemi të votimit të tifozëve, vetë kapitenëve të klubit dhe një komisioni ekspertësh nga lista e të nominuarve, e cila do të publikohet në mes të muajit.


Shtuar 15.05.2024 16:33

Tags: