Nga Spanja: Benzema favorit për të fituar Topin e Artë

Një tjetër gol vendimtar mbrëmë në Champions League dhe eliminimi i një rivali të mundshëm si Robert Lewandowski i Bayern Munich janë dy argumente të forta në favor të Karim Benzema, i cili është favorit i madh për të fituar Topin e Artë 2022.

Gazeta iberike AS, thekson se me golin 2-3 të shënuar në shtesën e pjesës së parë kundër Chelsea vlente kalimi në gjysmëfinale. “Ka rrugë të hapur”, shkruan AS.

Ai do të ishte francezi i pestë në histori që e fiton atë

Nëse ai merr në shtëpi trofeun e lakmuar, ai do të ishte lojtari i pestë francez që do të ketë sukses pas Raymond Kopa (1958), Michel Platini (1983, 1984, 1985), Jean-Pierre Papin (1991) dhe Zinedine Zidane (1998). /albeu.com/


Shtuar 13.04.2022 17:59