Nga Spanja bëhet e qartë: Koeman është shkarkuar

Humbja nga Benfica ka ndikuar që Barcelona të mos e këtë të sigurt kualifikimin, derisa kjo ka ndikuar edhe në të ardhmen e Ronald Koeman.

Menjëherë pas rikthimit nga Portugalia, bordi i Barcelonës mbajti një takim ku të pranishëm ishin Joan Laporta, zëvendëspresidenti Rafa Yuste, drejtori i futbollit Mateu Alemany dhe këshilluesi i presidentit, Enric Masip.

Mediumi spanjoll me burime të shumta te katalunasit, Sport, raporton se me shumë gjasa Koeman mund të shkarkohet në orët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Koeman do jetë ende trajner këtë të shtunë ndaj Atletico Madridit, që më shumë gjasa mund të jetë ndeshja e fundit si trajner i Barcelonës.

Pos kësaj, Sport zbuloi edhe dy kandidatët kryesorë, pra Xavi Hernandez dhe Roberto Martinez.

Por, kjo nuk e mbyll opsionin e Andrea Pirlos, të cilin e pëlqen Laporta.

Orët e ardhshme do jenë vendimtare dhe Barcelona do vendos për trajnerin e ri.


Shtuar 30.09.2021 10:29