Nga Franca janë të sigurt, Kessie ka zgjedhur PSG

Franck Kessie dhe Milan nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën e lojtarit.

Mesfushorit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe pas asaj date nëse ai nuk rinovon, atëhere ai do të largoje me parametra zero nga klubi milanist. Pretendimet e lojtarit janë shumë të larta për klubin e Milan-it pasi Kessie kërkon rreth 9 milion euro në sezon. Për një shifër më të ulët 24-vjeçari nuk është i gatshëm të ulet për bisedime.

Sipas medias franceze “le10sport.com”, Kessie tashmë ka zgjedhur PSG-në. Lojtari ka vendosur të mos rinovojë me Milanin dhe të presi qershorin e vitit tjetër për të kaluar tek klubi francez me parametra zero./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 17:48

Tags: , ,