Nga Egnatia te Egnatia, Vllaznia bëhet “kockë” e fortë në kampionat

Vllaznia – Egnatia është një duel i rëndësishëm i javës së 24-të dhe që vë përballë dy ekipet më të mira të kampionatit momentalisht. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues të Superiores dhe prej 5 javësh nuk e njohin humbjen. Në një moment të mirë janë edhe shkodranet të cilët prej 8 sfidash ia kanë dalë të “korrin” vetëm rezultate pozitive.

Kuqeblutë gjatë kësaj periudhe ia kanë dalë të sigurojnë 6 fitore dhe vetëm 2 barazime, duke grumbulluar kështu 20 pikë nga 24 të mundshme. Statistika këto që tregojnë që “djemtë” e Qatip Osmanit janë bërë “kockë” e fortë në kampionat, teksa të shtunën do të tentojnë të ndalin hapin e Egnatias. /newsport.al/


Shtuar 15.02.2024 11:01