Nga Anglia e quajnë të kryer për sulmuesin që do të zbarkojë te Chelsea

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe kjo dëshirë është tashmë publike.

Blutë e kanë si prioritet transferimin e Victor Osimhen, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli në këtë afat, ndëra për atë të verës ka sinjale pozitive.

Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë zhvendosur fokusin te bomberi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raporton Football London.

Më parë ishte raportuar se Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Megjithatë Sporting ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk duan të largojnë yllin e tyre pa u paguar klauzola prej 100 milionë euro.

25-vjeçari suedez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Sporting Lisbona, pasi në 26 ndeshje zyrtare ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Sportingu e bleu në verën e vitit 2023 suedezin nga Coventry City, duke shpenzuar 20 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/


Shtuar 26.01.2024 12:01