Nga akademia e Watfordit te Partizani, Andi Janjeva kërkon vend titullari për derbin kundër Tiranës

Andi Janjeva, mbrojtësi i qendrës së Partizanit, po vijon stërvitjet me grupin dhe thekson se është në formë të mirë fizike e gati për të dhënë kontribut për të kuqtë.

Në këtë edicion nën drejtimin e Florin Bratut, 23-vjeçari ende nuk e ka siguruar një vend të rregullt në formacion. Përpara ndeshjes së radhës, që është derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës më 11 tetor në “Air Albania”, ai synon të luajë rol kryesor në qendër të mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Një fakt me interes është se Janjeva ka luajtur më parë me ekipet zinxhir të Watfordit në Premier League, por pa ia dalë të thyente te skuadra e parë. Më vonë u transferua te Partizani dhe që nga viti 2023 është pjesë e ekipit të parë të “Demave të Kuq”.


Shtuar më 1.10.2026 14:04