PSG ka arritur të shënojë edhe golin e dytë me anë të Neymar në minutën e 5-të të shtesës së pjesës së parë.
Braziliani ka marrë përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi ku në perfeksion e ka dërguar në anën e majtë të portës duke dërguar shifrat në 2-0.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 të kësaj finaleje të Superkupës së Francës, ku Messi dhe Neymar janë autorët e golave./ h.ll/albeu.com