Neymar konfirmon zërat se është në një lidhje, shfaqet bashkë me blogeren e njohur (FOTO LAJM)

Pas disa muajsh spekulimesh, Neymar ka pranuar zyrtarisht lidhjen e tij me blogeren e njohur, Bruna Biancardi.

Dyshja u fotografuan së bashku në Ibiza gushtin e kaluar, ndërsa së fundmi bukuroshja braziliane madje udhëtoi me Neymar në vendin e tyre të lindjes për Krishtlindje.

Madje, dyshja nuk kanë nguruar të tregojnë njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Biancardi pozoi gjithashtu përkrah grave të bashkëlojtarëve të Neymar në Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, Marco Verratti, Leandro Paredes dhe Lionel Messi.

Kujtojmë që Neymar ishte i lidhur për gjashtë vite me një vajzë po ashtu të quajtur Bruna (Marquezine). Ata u ndanë në 2018-ën, me akuzat për tradhti e deri te politika, që përflitej se ishin arsyet kryesore./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 21:45