Tregu i Newcastle nuk mbaron këtu.
Pas Kieran Trippier dhe Chris Wood, ekipi anglez synon të forcojnë mesfushën dhe mund t’i drejtohen Manchester United për të kërkuar huazimin e Donny van de Beek.
Holandezi, i blerë në shtator 2020 për rreth 40 milionë, nuk ka gjetur hapësirë me Solskjaer dhe situata nuk është përmirësuar as nën drejtimin e Ralf Rangnick.
Në gjurmët e tij, raporton Manchester Evening News, është edhe Borussia Dortmund. /albeu.com/