Newcastle sfidon hapur Milanin për qendërmbrojtësin

Klubi anglez i Newcastle sapo ka mbyllur transferimin e parë të anësorit anglez, Trippier.

Por klubi në pronësi të arabëve nuk dëshiron të ndalet me kaq. Tashmë anglezët janë duke sfiduar Milanin për shërbimet e mbrojtësit Botman.

Holandezi i Lille është në qendër të merkatos dimërore pasi pëlqehet nga disa ekipe por mesa duket, Milan dhe Newcastle janë më pranë tij. Sipas raportimeve mediatike, Sven Botman është emri primar për repartin defensiv të Newcastle por ende nuk dihet nëse ka një ofertë zyrtare për të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 15:25