Ancelotti hedh dritë mbi misterin që mbulon Bale

Gareth Bale është gjithmone i mbuluar mes mister nga dëmtimet e tij të vazhdueshme. Uellsiani nuk jep leje klubit që të publikojë  problemet e tij dhe në çdo mungesë e tij nuk dihet se çfarë ka dhe kur do të luaj sërish.

Ancelotti zbuloi diçka ditën e sotme në konferencën për shtyp para ndeshjen së ditën se nesërme ndaj Valencias. Bale u dmëtua në nëntor me kombëtaren e tij dhe dukej se tashmë ai ishte rikuperuar, por realiteti është se ai ende nuk është në dispozicion të trajnerit.

Tekniku italian hodhi pak dritë duke zbuluar se sulmuesi ka një problem me shpinën.

“Ne nuk e dimë ende nëse ai do të jetë në gjendje të jetë në Superkupë, ai nuk është i disponueshëm për Valencia. Duhet të vlerësojmë Bale. Ai ka një problem me shpinën, është disi i ngarkuar. Nuk mund të shtyjë 100%, deri atëherë ai nuk mund të përdoret”, shpjegoi Ancelotti. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 15:25