Pasi siguroi nënshkrimet e Kieran Trippier dhe Chris Wood në merkaton e janarit, Newcastle United tani po kërkon të forcohet në mesfushë dhe thuhet se ka bërë një ofertë prej 40 milion eurosh për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimaraes.
Newcastle aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e Premier League, vetëm një pikë larg sigurisë dhe ata kanë regjistruar vetëm disa fitore deri më tani këtë sezon.
Sipas “L’Equipe”, Newcastle ka ofruar të katërfishojë pagën e Guimaraes, e cila aktualisht është vendosur në 220,000 euro (184,270 paund) në muaj, pasi ata përpiqen të joshin mesfushorin brazilian në Premier League./ h.ll/albeu.com