“Nesër është një finale, gjithmonë duhet të japim më të mirën”, Allegri flet para sfidës ndaj Villarealit

Juventusi pret në “Allianz Stadium” Vijarealin në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes së parë në Spanjë, që përfundoi 1-1, Alegri ka folur se çfarë mendon për takimin e radhës dhe për lojtarët që do të ketë në dispozicion.

Çfarë gare prisni?

Unë i kam idetë e qarta, shpresojmë t’ia dalim. Në mars vendosen kampionati, Championsi dhe Kupa e Italisë. Kemi dhe pesë ditë. Duam të shkojmë në ndalesë të fokusuar dhe në formën më të mirë.

Juvja në finalen e “Champions”-it?

Nuk e di nëse e kemi kualitetin për të qenë aty, e di qe duhet të kemi ambicie për ta arritur. Ne jemi në garë për kampionati, luajmë në Champions, në Kupën e Italisë dhe qëllimi është gjithmonë të arrijmë maksimumin. Ne gjithmonë duhet të japim më të mirën. Nesër është një finale që ne do ta luajmë në shtëpi.

Gjendja e lojtarëve?

Kielini është i gatshëm, ashtu si Dibala dhe Bernardeski. Ata janë të rëndësishëm. Shpresojmë që ta zgjidhim në 90’ minuta, në të kundërt duhet ta bëjmë në 120’ dhe ndërrimet do të jenë të rëndësishme.

Do të luaj Morata?

Nga tre sulmues, dy do të luajnë. Vlahoviçi do të luaj, por se kam përmendur kurrë të njëjtën gjë për Moratën. Alvaro po kalon një moment shumë të mirë. Jam i lumtur për të dhe ai nuk ka qenë dobët në këto gjashtë muaj. Në të kundërt, ai ka bërë shumë mirë edhe pse është kritikuar.

Është Juventusi që ju imagjinonit në fillim të sezonit?

Unë mbërrita këtu pas dy viteve pushim dhe ne e nisëm me gabime. Tani skuadra ka arritur ekuilibrin. Jemi në mars, në një moment deçiziv. Në mars ne duhet të jemi ndryshe nga çfarë ishim nga Shtatori në Shkurt.


Shtuar 15.03.2022 15:28