Nesër do të luhet Barcelona-Inter, një ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League, që me shumë mundësi mund të caktojë edhe fatin e tyre për të vazhduar më tej në këtë aventurë europiane.
Lautaro Martinez, në çdo ndeshje është pothuajse një nga më të mirët në fushë, por golat e tij mungojnë. Argjentinasi sulmon, bën presion te kundërshtarët, nuk dorëzohet, i palodhur, dinak, por goli nuk po vjen.
Nesër është një ndeshje e rëndësishme për zikaltërit, dhe Inzaghi do të duhet të bëjë diçka që Lautaro Martinez të kthehet te goli. Për këtë gjë, “Tuttomercatoweb” shkruan se tekniku italian e ka thurur planin për ta bërë këtë gjë realitet, sidomos te kjo sfidë.
Inzaghi po planifikon që ta rrjeshtojë Lautaron të vetëm në sulm, duke lënë Dzekon, opsionin e vetëm të sulmit në stol. Ai po mendon të rrjeshtojë 2 mesfushorë krahu, 3 në qendër dhe një pas Lautaros, që me shumë mundësi do të jetë Mkhitaryan./ h.ll/albeu.com