Nëse Milan fiton nesër Scudetton, festa nuk do të bëhet pas ndeshjes

Një fitore ose një barazim do të shpallte automatikisht Milanin kampione të italisë, duke shënuar kështu trofeun e tyre të 19-të të Serie A.

Skuadra e Piolit ka bërë një kampionat fantastik këtë sezon, një rrugëtim spektakolar dhe konkurrentin kryesor ka Interin, i cili ndodhet vetëm 2 pikë pas.

“Corriere dello Sport” tregon se në rast fitoreje të Scudettos, Milan nuk do të mund të festojë pas ndeshjes me Sassuolon.

Festa do të zhvendoset ditën e hënë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 12:36