“Ne nuk ishim miq të mirë” – Ish-ylli i Barcelonës tregon për përleshjen e ashpër që kishte pasur me Messin

Ish-lojtari i Barcelonës, Rafael Marquez, ka zbuluar se Pep Guardiola është dashur që të intervenojë për t’i dhënë fund një përleshje që ai kishte patur me Lionel Messin.

Mbrojtësi meksikan shpjegoi se ishte mjaft i nervozuar me driblimet e njëpasnjëshme të Messit në stërvitje, duke sugjeruar se ai e kishte humbur kontrollin dhe kishte bërë një ndërhyrjë të rrezikshme në argjentinasin, i cili gjatë asaj kohe konsiderohej si një adoleshent.

Kjo kishte bërë që të nevojitej intervenimi i Guardiolës për të shmangur ndonjë situatë më të pakëndshme.

“Ne e dinim se Leo mund të driblonte tre ose katër lojtarë, por ndonjëhere e tepronte shumë. Ne u munduam t’i thonim: Këtu dribloni, këtu jo”, ka thënë Marquez.

“Për shkak të insistimit tim për t’i dhënë këto udhëzime, filloi një përleshje mes Messit dhe meje. Ne filluam të shkëmbenim fjalë dhe Guardiola duhej të intervenonte për të zgjedhur problemin. Messi dhe unë nuk ishim miq të mirë, ne ishim vetëm kolegë”, u shpreh ai.

Marquez mban rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje në Kupën e Botës, pasi ka luajtur në katër kompeticione që nga viti 2002 deri në 2018, një rekord të cilin e ndan së bashku me Messin.

Marquez është momentalisht trajner i Barcelona Atletic, ekipit të dytë të gjigantit katalan. Madje ai ishte përmendur si njëri ndër kandidatët potencial për të pasuar Xavin, pas largimit të spanjollit në fund të sezonit./Telegrafi/


Shtuar 11.02.2024 11:58