Në “Camp Nou” më sy të nxirë, mësohet çfarë ka ndodhur me presidentin e Barcelonës

Presidenti i Barcelonë, Joan Laporta u fotografua në “Camp Nou” në fitoren që Barcelona arriti ndaj Valladolid me rezultatin 4-0 me një sy të nxirë.

Laporta ishte në tribunë përkrah zëvendëspresidentit Rafael Yust dhe legjendës së Real Madridit dhe njëkohësisht presidentit të Valladolid, Ronaldo.

Ai fillimisht u fut në stadium me syze dielli, por sapo Ronaldo iu afrua ai i hoqi dhe në pah i doli syri i nxirë.

Mbetet e paqartë saktësisht sesi 60-vjeçari e ka dëmtuar syrin, por sipas AS, klubi ka deklaruar se ai është përfshirë në një incident në shtëpi./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 09:55