Në Angli peticion për ta larguar, Nesta zbulon se si mund të ndalet Haaland

Alessandro Nesta është një legjendë e futbollit italian. Ai ka luajtur për skuadra si Lazio e Milan dhe po ashtu për kombëtaren e Italisë.

Nesta mbahet mend si një nga qendërmbrojtësit më  të mirë në kontinent dhe është pikërisht ky që ka shpjeguar se si mund të ndalet Haaland.

Norvegjezi është duke thyer rekorde dhe duket si një makinë e cila nuk mund të ndalet me asnjë lloj mënyre.

Lengjenda e Milanit shprehet se ai në nivelin e tij më të mirë do të mund ta ndalonte qendërsulmuesin e Manchester City-t.

“Po mund ta bëja. Sepse unë kam luajtur kundër Rinaldos, brazilianit. Haaland është shumë i mirë, por Ronaldo ishre diçka ndryshe. Une kam luajtur edhe kundër Messit dhe Cristianos, por Ronaldo Nazairo ishte ndryshe”, shprehet ai.

Më pas ai shpjegon se si do të mund ta ndalte Haaland: “Do t’i qëndrojë gjithmonë ngjitur dhe sapo të fillojë të vrapojë do përpiqem ta bllokoj. Nësi i jep shumë hapësire, je i vdekur”, tha Nesta./albeu.com