Ndryshime në kalendarin e Superiores: Partizani te stadiumi i tij i ri, spostohet Vllaznia-Tirana

Java e 12-të në Kategorinë Superiore ka patur disa ndryshime.

Ditën e shtunë, Vllaznia-Tirana do të luhej në orën 13:00 në “Selman Stërmasi”, por tashmë është spostuar për të dielën në të njëjtn orar. Shkak bëhet protesta që do të mbahet në vendin tonë.

Të dielën, do të luhet Kastrioti-Kukësi në orën 13:00 në Kamzë dhe sfida Egnatia-Laçi në orën 13:00 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Të hënën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës, në orën 13:00 derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni dhe dueli Partizani-Bylis në orën 16:00 në stadiumin e ri të Partizanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2022 14:57