Christian Eriksen u prezantua këtë të premte si lojtar i Brentfordit. Në bisedë me gazetarët, mesfushori 29-vjeçar ka diskutuar për objektivat që ka për rikthimin e tij në fushë pas kolapsit në ndeshjen e Euro-2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.
“Para së gjithash, unë jam këtu për të ndihmuar klubin të qëndrojë në Premier League. Pastaj jam këtu sepse dua të jem në gjendje të marr pjesë në Kupën e Botës 2022. Një nga bisedat e para që bëra me kardiologun tim ishte për këtë dhe mendoj se është e mundur. Kanë mbetur edhe shumë muaj përpara dhe unë do të bëj gjithçka që mundem”.
“Ndihem normal. Problemi i vetëm është në aeroport, me sigurinë. Shpresoj që me kalimin e kohës njerëzit të fillojnë të flasin më shumë për futbollin tim dhe më pak për atë lojtar që u rrëzua verën e kaluar”, përfundoi ai. /albeu.com/