Pas sanksioneve të Roman Abramovich, Chelsea vazhdon të ketë probleme nga ana ekonomike.
Një ndër problemet është se ekipi nuk ka mundësi të mbushi autobusin e tyre me karburatn, pasi i janë pezulluar përkohësisht kartat e kreditit.
Probleme akoma më i madh është udhëtimi i ekipit jashtë Anglisë, kur gjatë kësaj jave ata do të luajnë ndeshjen e dytë të raundit 1/16 të Champions ndaj Lille në Francë.
Lidhur me këtë të fundit, trajneri i Chelsea ka deklaruar se ata tashmë e kanë një avion me të cilin do të udhëtojnë, por nëse nuk do ta kishin ai do të udhëtonte me makinë personale.
“Informacioni im i fundit është se ne kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me autobus.
Nëse jo atëherë unë udhëtoj me një makinë 7-vendëshe”, ishin fjalët e Tuchel në lidhje me udhëtimin e tyre në Francë. /albeu.com