Italia do të luaj sonte përballë Bullgarisë në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Katar 2022.
“Azzurët” në këtë duel synojnë të arrijnë një rekord historik që mbahet nga Brazili dhe Spanja.
Italianët kanë 34 ndeshje pa humbje dhe janë vetëm një ndeshje larg të arrijnë rekordin që e mbajnë Brazili që kishte 35 lojë pa humbur gjatë viteve 1993-1996 dhe Spanja poashtu 35 duele në vitet 2007-2009.
Italia nuk njeh humbje që nga viti 2018, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka pësuar humbje në 34 përballje, ka shënuar plotë 87 gola dhe ka pësuar vetëm 11 pike.
Pak javë më parë skuadra e Roberto Mancinit triumfoi në Kampionatin Evropian duke mposhtur në finale Anglinë pas ekzekutimi të penalltive.