Ndeshja e madhe në Champions, Barcelona zbarkon në Munih, vëmendja te Lewandowski

 Barcelona tanimë ndodhet në Munih dhe është gati për ndeshjen e madhe që do të luhet nesër në “Allianz Arena”.

SKuadra e Xavi Hernandez është pritur nga pak më shumë se 10 tifozë të cilët kanë qenë në Mynih kur skuadra mbërriti në hotelin Hilton Park.

Padyshim që njeriu më i kërkuar ishte Robert Lewandowski, por sulmuesi ishte ndër të parët që zbriti dhe shkoi drejt hotelit, duke u mjaftuar me një ngritje dore për tifozët.

Sot pasidit rreth orës 19:00 është planifikuar seanca stërvitore për katalanasit dhe pak më para rreth orës 18:15 do të dalin në conferencë për mediat Xavi dhe Araujo./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 16:42