Ndërpreu finalen e Euro 2020, dalin pamjet e tifozit që tallet me rojet e sigurisë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua në “Wembley” të Londrës finalja e madhe e Kampionatit Evropian 2020.

Italia ka arritur të fitojë trofeun e dytë evropian, ku mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Por njëra nga skenat më interesante në këtë ndeshje ishte në minutën e 88-të.

Një tifoz gjysmë i zhveshur vendosi të futej në fushë dhe të vrapojë.

Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë.

Por tashmë kanë dalë pamjet nga vrapimi i tij në fushën e “Wembley”-t dhe tifozi në fjalë ka dhuruar spektakël.

Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, teksa njëri nga ata u rrëzua.

Shtuar 12.07.2021 13:26