Nderohet me medalje kampioni i karates Alvin Karaqi, përlotet gjatë fjalës së tij

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar sot (31 tetor) nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

  1. Teksa mori fjalën pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë s’ka mundur t’i mbajë lotët, ndërsa tha se ditën kur i ofruan  mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti./albeu.com

Mes lotësh ai ka falënderuar familjen e të gjithë ata që kanë kontribuuar në rrugëtimin e tij.

Alvin Karaqi: ”Faleminderit të gjithëve, grupit, trajnerit, ju prindër. Të gjithë jeni arsyeja që unë kam fituar. Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Falenderoj ekipin olimpik dhe presidentin. Nëse kjo medalje do ishte picë do e kishim ndarë bashkë. Faleminderit për mbështetjen morale dhe jo vetëm. Uroj të gjithë sportistët ta përjetojnë këtë ndjenjë që ndejë unë tani.”


Shtuar 31.10.2023 17:37