Ndërlikohet e ardhmja e Brojës në Liverpul, Evertoni kërkon një sulmues

Mungesa e golave dhe dëmtimet e shpeshta të sulmuesve kanë detyruar drejtuesit e Evertonit që të hedhin sytë nga merkato.

Sipas tabloidëve britanikë formacioni i “Goodison Park” ka rihapur edhe një herë tratativat me Lionin për sulmuesin Ernest Nuamah.

21-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtuesit e merkatos të Everton pasi e kanë dashur që një vit më parë. Ganezi është ishte shumë pranë transferimit te Fulhami, por transferimi i tij nuk u finalizua për shak të disa probleme në dokumentacion.

Për të evituar të tjera surpriza Everton ka menduar që të sigurojë që tani shërbimet e ganezit, i cili u soll në europë nga Nordsjaelland, i cili kishte bashkëpunim me klubin që e zbuloi, “Dream Academy”.

Ky operacioni mund ta ndërlikojë së tepermi qëndrimin e Armando Brojës në “Goodison Park”, edhe pse duhet thënë se 21-vjeçari ka si pozicion të preferuar sulmuesin e krahut.


Shtuar 13.01.2025 15:24