Natë e tmerrshme për Barcelonën: I lëndohen dy yje në barazimin me Bilbaon

Barcelona ka barazuar pa gola në duelin me Ahletic Bilbaon në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ndeshja nisi e barabartë, për t’u shndërruar në makth për ekipin katalanas, me dy lojtarë kyç të tyre që u larguan të lënduar.

Fillimisht, Frenkie de Jong pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 23-të, duke e lëshua fushën në dhimbje, ndërsa në vend të tij u fut Fermin Lopez.

Të njëjtin fat, por edhe më të dhimbshëm e kishte Pedri (44’) që u largua nga fusha me lot në sy, derisa u zëvendësua nga Lamine Yamal.

Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, pa ndonjë rast të theksueshëm.

Në minutën e 67-të, Barcelona kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.

Dy ekipet u munduan deri në fund që të thyenin mbrojtjen e njëra-tjetrës, por pa sukses – duke ngelur me nga një pikë secila.

Pas javës së 27-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të takohet me Mallorcan. /Telegrafi/


Shtuar 3.03.2024 23:04