Napoli po mendon për post-Insigne, piketohet ylli brazilian

Lorenzo Insigne tashmë dihet se në mbarim të sezonit do të transferohet zyrtarisht te Toronto.

Klubi italian po fillon të mendojë që tashi për një lojtar i cili do të ishte i aftë për të mbuluar repartin dhe krahun e Insigne. Sipas “Calciomercato”, Napoli ka piketuar talentin brazilian, Anthony.

Djaloshi 22-vjeçar është duke mahnitur evropën me performancën e tij të jashtëzakonshme që po kalon me klubin holandez të Ajax.

Ende nuk kma ndonjë kontakt zyrtar midis dy klubeve por Napoli është duke shikuar mundësinë e një tentative të mundshme për Anthony edhe pse konkurrenca do të jetë e madhe./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 27.02.2022 11:25