Beatrix Ramosaj apo Bora Zemani? Donaldi sapo bëri zgjedhjen e tij dhe rrjeti “u çmend” (FOTO LAJM)

Bora Zemani e nisi vitin 2022, pa Donaldin. Ajo e hoqi aktorin nga Instagrami pasi ai nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn në “Big Brother VIP”. Në të njëtin emision, vetëm disa muaj më parë, Donald Veshaj dhe Bora Zemani i kishin dhuruar publikut shqiptar puthjen më emocionuese.

Ndërkohë disa ditë pas daljes nga BB VIP, edhe lidhja me Beatrixën mori fund dhe ishte kjo e fundit e cila konfirmoi ndarjen duke e quajtur lidhjen e tyre: Histori fallco.

Beatrix hoqi Donaldin nga Instagrami dhe aktori ia ktheu po njëojë disa ditë më vonë. Aktori ka fshirë të gjitha fotot dhe kujtimet që kishte në Instagram me Beatrix Ramosaj.

Por Donaldi i ka dhënë shpres një pjese të madhe të publikut që shpresojnë një rikthim me Bora Zemanin.

Ai mban në Instagram momentin e puthjes me moderatoren e cila numëron më shumë së 1 milion shikime vetem në profilin e tij.

Shumë ndjekës e kanë vënë re këtë detaj dhe komentet nuk mungojnë as në minutat e fundit edhe pse video është publikuar 4 muaj me pare./albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 11:19