Napoli interesohet për lojtarin e Lazios, gati të sakrifikojë Petagna-n për ta afruar

Lazio ka planifikuar të bëjë një revolucion në ekip me disa largime dhe afrime në të njëjtën kohë.

Sarri ka dhënë dritën jeshile për largimin e Luis Alberto, fantazistit të mesfushës. Klubi kryeqytetas e ka nxjerrë në merkato spanjollin 29-vjeçar, dhe “Il Messangero” shkruan se Napoli ka shfaqur interes për të.

Sipas mediumit italian, Napoli është i gatshëm t’i ofrojë Lazios sulmuesin Petanga në tavolinë për të bindur Igli Taren./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 15:32