Napoli nuk fal, fiton 0-1 ndaj Juventusit në Torino dhe tashmë titulli kampion në Serie A është çështje e mbyllur.
Sfida do ishte e luftuar, por do mund të ndizej vetëm në fund. Do ishte Di Maria që do realizonte gol në minutën 83-të, por do anulohej për shkak të një faulli.
Ekipi i Spalletit ia del të shënojë në fund me Raspadorin, një gol që vlen shumë. Nuk kishte më kohë për “Zonjën e Vjetër” që të reagojë, me napoletanët që gëzojnë 3 pikët e arta.
Napoli shkon në +17 pikë nga ndjekësit dhe vetëm një çmenduri mund t’u heq atyre titullin nga duart. Juventus gjendet e 3-ta me 59 pikë.