Napoli gjen marrëveshjen personale me Navas, tashmë duhet akordi me PSG

Napoli është në ditët e tij të nxehta sa i përket merkatos hyrëse.

Të kaltërit janë në kërkim të një portieri titullar dhe të piketuarit janë Kepa dhe Navas. Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka arritur të gjejë akordin me Keylor Navas. Të dyja palët kanë arritur të gjejnë marrëveshjen mes tyre për të gjitha detajet e shifrave.

Tashmë, Napoli do të duhet të kontaktojë edhe me klubin francez për të arritur marrëveshjen në lidhje me shifrën e transferimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.08.2022 15:45