Napoli do të ketë kundërshtar edhe dëborën sot ndaj Spartakut të Moskës (FOTO LAJM)

Napoli do të ndeshet sot në Rusi ndaj Spartakut të Moskës ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League.

Klima e pafavorshme në Moskë për Napolin do të jetë një problem i konsiderueshëm gjatë ndeshjes. Skuadra e Luciano Spallettit do të bëjë një ndeshje të vështirë sepse dhe rreshjet e dëborës priten të jenë të dendura dhe për një ekip italian kjo nuk është në favorin e tyre.

Klubi rus ka postuar në rrjetet sociale se ndeshja do të luhet me top të kuq që të jetë më i duklshëm në fushën e lojës për shkak të borës./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.11.2021 16:13