Chelsea ka nisur lëvizjet e para për të bërë të vetin Julian Nagelsmann. Nuk është më një sekret, që ish-trajneri i Bayernit është i pari në listën e preferencave të “bluve” për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Por tashmë ka diçka konkrete.
Një pjesë e drejtuesve të klubit londinez javën e kaluar ka shkuar në Gjermani për të takuar trajnerin, që u përfol për të marrë drejtimin e Chelsea, që pas shkarkimit të Graham Potter.
Në fund klubi i Todd Boehly vendosi që të rikthejë në pankinë, një legjendë si Frank Lampard, që nisi eksperiencën e tij të dytë në krye të “bluve” me tre humbje radhazi: ndaj Realit në Champions dhe Wolverhampton dhe Brighton në kampionat.
Nagelsmann mbetet favoriti, por drejtuesit e Chelsea po vlerësojnë edhe teknikë të tjerë si Luis Enrique, Mauricio Pochettino dhe Ruben Amorim.