“Çfarë mund të kishim bërë? Ai donte të largohej”, Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Premier Ligës

Cole Palmer është një hit absolut në Ligën Premier, pasi këtë kaloi nga Manchester City te Chelsea për 47 milionë euro, ku shpejt u bë ylli kryesor i skuadrës.

Pasi shënoi katër gola kundër Evertonit të hënën, Palmer kaloi në krye të listave të golashënuesve në Ligën Premier me 20 gola, ndërsa ka edhe nëntë asistime.

Kjo bëri që shtypi të pyeste edhe një herë Pep Guardiolan për Cole Palmerin.

Këtë herë, një gazetar e pyeti nëse mendonte se Man City bëri një gabim kur shiti Palmerin, të cilit Pep iu përgjigj si zakonisht.

“Ne e dinim se ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm me potencial të madh edhe kur ishte këtu. Unë nuk i dhashë minutat që ndoshta meritonte dhe që ai ka tani në Chelsea”.

“Por vendimi për ta shitur u mor për një sërë arsyesh. Epo, ai kërkoi të largohej për të dytin sezon me radhë, i thashë të qëndronte, sidomos pasi humbëm Riyad Mahrezin, por ai donte të shkonte”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/