Ka ardhur një lajm i rëndësishëm për të ardhmen e Lionel Messi-t te Barcelona.
Kontrata e argjentinasit me katalanasit skadon në qershorin e 2021-shit dhe kishte shumë pasiguri në lidhje me rinovimin.
Megjithatë, sipas BeIN Sports, Leo duket se ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij te klubi blaugrana.
Bien poshtë kështu zërat për një transferim të mundshëm të 33-vjeçarit te PSG dhe Manchester City, dy skuadrat më të interesuara për argjentinasin.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi i rinovimit të kontratës.