Mungesa e Ronaldos nuk është problem, Portugalia mposht bindshëm Azerbajxhanin (VIDEO)

Portugalia ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 përballë Azerbajxhanit të Gianni de Biasit në kuadër të kualifikuese të botërorit, “Katar 2022”.

Në këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Dos Santos ishte pa kapitenin Cristiano Ronaldo i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonave.

“Luzitanët” për asnjë moment nuk e vunë në dyshim ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 26’ me yllin e Man City-t, Bernardo Silva. Vetëm pesë minuta më vonë do vinte edhe dyfishimi i rezultatit me qendërsulmuesin, Andre Silva.

0-2 do të ishte rezultati i 45 minutave të para. E dyta e nis me e  qetë, me miqtë që do të shënonin edhe golin e tretë në minutën e 75’ me Diego Jota.

Pas 5 ndeshjeve të luajtura, Portugalia pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Serbia me 10 pikë, por me një ndeshje më pak.

Azerbajxhani ndodhet në vendin e fundit me vetëm një pikë bashkë me Irlandën e cila gjithashtu ka një ndeshje më pak. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 20:01