Mungesa e golave, Tuchel: Duhet të përmirësohemi, nuk dua që Jorginho te jetë golashënuesi ynë

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për mungesën e golave nga sulmuesit e “The Blues”.

Në fakt, mesfushori i Chelseat, Jorginho është golashënuesi i Chelseat në Premierligë, duke qenë një indikator i qartë që sulmuesit që ka në skuadër nuk po shënojnë gola mjaftueshëm.

Jorginho ka shënuar shtatë gola dhe është golashënuesi i skuadrës.

Por, strategu gjerman nuk dëshiron që Jorginho të jetë golashënues, pasi për këtë punë janë sulmuesit.

“Nuk duam që Jorginho të jetë golashënuesi ynë, jo sepse nuk e duam Jorginhon, sepse ai është një djalosh fantastik, por sigurisht që nuk duam të jetë golashënuesi ynë”, tha Tuchel.

“Nëse do t’ia linim penaltitë Wernerit, ai do të kishte shtatë gola tjera, shumë prej golashënuesëve evropian përdorin penaltitë për të përmirësuar numrat e tyre. Timo nuk është kështu, në përgjithësi sidoqiftë duhet t’i përmirësojmë numrat tanë në fazën ofansive”, përfundoi Thomas Tuchel.

Shtuar 22.05.2021 17:02