Pasi e mbyllën sfidën e parë të gjysëmfinaleve, të UEFA Champions League, me rezutlatin e barabartë, 2 me 2, “Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Galaktikët” e Real Madrid do të sfidojnë sërish njëra-tjetrën, mbrëmjen e së mërkurës, ku do të vuloset përfundimisht se kush nga këto dy ekipe legjendare do të kalojë në finalen e madhe, të 1 qershorit.
Siç e do zakoni një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti, deklaroi se ekipi i tij ka një mundësi të madhe për të shkuar në finale e më tej foli për portierin, që do të përdorë në sfidën e nesërmeve, ku mes shtyllave të “Los Blancos” pritet të jetë sërish ukrainasi Lunin.
“Do të duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur në finale, por duhet të kemi parasysh që do të kemi shumë vështirësi. Portieri do të jetë Lunin.
Ne nuk mund të ndryshojmë planet, duke ditur që dikush kthehet nga një dëmtim serioz dhe i gjatë. Thibaut do të duhet të marrë kohën e tij për të arritur në gjendjen më të mirë”,-u shpreh Ancelotti. /abcnews.al