Mundësi e artë për Rei Manajn, ftohet nga Koeman për ndeshjen miqësore me Salzburgun (FOTO LAJM)

Barcelona dhe RedBull Salzburg do të përballen me katër gusht, përkatësisht të mërkurën e ardhshme në një miqësore të organizuar, transmeton lajmi.net.

Ndeshja do të fillojë nga ora 19:00 në “Red Bull Arena”, por risi do të jetë që sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj do të jetë pjesë e skuadrës së parë.

Në listën e ftuar nga Koeman, shihet që ka futbollistë të rinj dhe sigurisht jashtë mbetet Lionel Messi i cili ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me “Blaugranët”.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Koeman për ndeshjen e ardhshme ndaj Salzburgut.


Shtuar 21.07.2021 14:38