Anësori kuq e zi Ernes Muçi duket se ka rigjetur formën më të mirë, pasi gjatë kësaj jave ka shënuar një supergol për skuadrën e tij Legia Warszawza në kampionatin polak.
Legia fitoi në transfertë me rezultatin 2-1 përballë Lubin, dhe Muçi ishte autor i golit të dytë.