Babai i Tyson Fury, John Fury ka dhënë disa komente që lidhen me peshat e rënda në boks.
John Fury beson se Oleksandr Usyk është boksieri i tretë më i mirë në botë, pavarësisht se mposhti Anthony Joshuan, për të cilin beson se është numri katër.
Babai i Tyson, përderisa rendit Wilder si të dytin, tregon se si i biri i tij mund ta mposht boksierin ukrainas, Usyk, në një duel të mundshëm.
“Biri im është tjetër nivel, ai është numri 1 në botë. I dyti është Wilder, i treti Usyk dhe i katërti Joshua”, ka thënë John Fury.
“E vetmja mënyrë për ta mposhtur ukrainasin është duke e mbajtur në presion, duke mos i dhënë kohë të mendohet, ai është i talentuar”, shtoi tutje babai i Tyson Fury.
Tyson Fury dhe Oleskandr Usyk mund të përballen me njëri-tjetrin gjatë muajit dhjetor. Thuhet se dueli mund të bëhet një ditë para finales së Kupës së Botës në futboll.