Mposhtet nga Mainz, shtyhet festa e titullit për Bayern Munich (VIDEO)

Bayern Munchen është mposhtur nga Mainz në javën e 31 të  Bundesligës, duke bërë që sigurimi i titullit kampion të shtyhet për ndeshjet e radhës.

Mainz arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Ishte fillimisht futbollisti, Burkardt i cili shënoi gol në min (3’) për ti dhënë avantazhin skuadrës.

“Bavarezët” dukeshin nervozë, ata morën tre kartonë të verdhë në këtë pjesë.

Quaison shënoi golin e dytë në min (37’) për Mainzin.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasëve.

Por, as një pjesën e dytë, “Bavarazët” nuk arritën të riktheheshin siç dinë ata në stilin e tyre.

Megjithatë, Lewandowski shënoi golin e nderit në min (90+5′).

Bayerni humbi rastin të festojë dhe të sigurojë titullin, por këtë duhet ta bëjë në ndeshjet tjera.

Rezultati përfundimtar, Mainz 2-1 Bayern Munchen.


Shtuar 24.04.2021 17:28